Mbyllen pjesët e para në sfidat e mbrëmjes së Championsit, njihuni me rezultatet

Mbyllen pjesët e para në sfidat e mbrëmjes së Championsit, njihuni me rezultatet

21:47, 12/10/2022

Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë sfidat e mbrëmjes së sotme të fazës së grupeve të Champions League.

Vëmendja kryesore është në “Camp Nou”, aty ku Barcelona po luan me Interin sfidën vendimtare për Grupin C.

Katalanasit e mbyllin në avantazh pjesën e parë  ndaj zikaltërve, me golin e shënuar nga Dembele në minutën e 40-të.

Në takimet e tjera, Bayern Munchen po shkatërron Vitoria Plzen në transfertë, ndërsa po fitojnë Marseille dhe Tottenham.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e pjesëve të para në takimet e kësaj mbrëmjeje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco