Aguero krahason Haalandin me Messin: Instinkti për gola e bën atë shumë të rrezikshëm

Aguero krahason Haalandin me Messin: Instinkti për gola e bën atë shumë të rrezikshëm

19:26, 12/10/2022

Sergio Aguero nuk ka kursyer lëvdatat për Erling Haaland, duke e krahasuar atë me ikonën e futbollit, Lionel Messi.

Aguero ka lavdëruar startin e jashtëzakonshëm të Haaland me fanellën e Manchester City. Rekordet që po i vendos Haaland, sipas Aguero, nuk janë gjithçka çka vjen nga norvegjezi. Argjentinasi beson se Haaland do të vazhdojë gjatë me thyerjen e rekordeve.

Sikur për të mos i mjaftuar lëvdatat, Aguero ka gjetur mënyrë edhe për ta krahasuar Haaland me Messin.

“Ka pasur shumë sulmues të cilët ishin të mirë dhe që më bien në mend. Një që më pëlqente më shumë ishte Ronaldo, i cili kohë pas kohe dëshmonte të ishte pakoja e plotë si lojtar. Secila epokë sjell dy apo tre lojtarë me atë aftësi, dhe zakonisht me stile të ndryshme. Diego Maradona, Romario, Lewandowski, Ibrahimovic dhe Leo Messi, sigurisht. Secili kishte stilin e tij, por të gjithë ishin shënues të jashtëzakonshëm”, ka thënë Aguero.

“Të flasësh për Haaland specifikisht, ai ka forcë, atleticizëm, dhe në veçanti, instinkt për gola, që e bëjnë atë shumë të rrezikshëm. Ai ka gjithçka për të ndjekur statistika të shkëlqyera, sidomos duke qenë pjesë e një skuadre sulmuese sikur City".

Haaland ka shënuar 20 herë në vetëm 13 paraqitje me ‘Citizens’, përfshirë të gjitha kompeticionet.

Ai prinë listën e realizatorëve në Premier League, me 15 gola, dhe po ashtu listën në Champions League me pesë gola

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco