Skriniar lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona ​

Skriniar lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona ​

19:14, 12/10/2022

Edhe Barcelona është kthyer në pistë të mundshme të Milan Skriniar.

Ylli i Interit vazhdon të jetë një nga mbrojtësit me vëmendjen më të madhe.

Lojtari sllovak lidhet me largimin e mundshëm nga Inter dhe skuadra e PSG është më e zëshmja në kërkim të tij.

Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barcelona po shihet si një tjetër alternativë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barça do të tentojë nënshkrimin me lojtarin e Interit gjatë merkatos së verës tjetër.

Kontrata e Skriniar me Interin skadon në qershor të vitit 2023.

Barcelona kësisoj synon ta marrë lojtarin si transferim të lirë, me parametra zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco