Kontrata nuk e lejon të shkojë te Reali, e ardhmja e Mbape mund të jetë në Premier League

Kontrata nuk e lejon të shkojë te Reali, e ardhmja e Mbape mund të jetë në Premier League

17:47, 12/10/2022

Kylian Mbape lëshoi një “bombë” të vërtetë në merkato, duke i kërkuar drejtuesve të PSG-së të largohej në janar, vetëm disa muaj pas rinovimit të kontratës.

Ëndrra e tij ka qenë të ishte pjesë e Realit të Madridit, por kontrata që ka firmosur nuk e lejon këtë gjë.

Gjithsesi bookmakers-at e cilësojnë Realin si klubin favorit për të arritur te sulmuesi francez.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë klubi që mund të arrijë te Mbape është Liverpul, i cili dhe më parë ka shfaqur interes për të.

Pas Liverpool vjen Chelsea dhe Manchester City, ndërsa në listë gjithashtu ndodhen dhe Bayerni e Manchester United.

Gjithsesi ende nuk ka një ofertë drejt tij, edhe pse skuadrat më të mëdha të Europës do të duan që të kenë në radhët e tyre një lojtar të madh si Mbape.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco