Bjellorusia mund të përjashtohet nga kualifikimet për Kampionatin Evropian

Bjellorusia mund të përjashtohet nga kualifikimet për Kampionatin Evropian

21:04, 11/10/2022

UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme kundër Bjellorusisë, pasi këta të fundit kanë vendosur trupat me forcat ruse pranë Ukrainës të hënën.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko konfirmoi dje se ai kishte urdhëruar trupat të bashkoheshin me forcat ruse, duke pretenduar se kishte një sulm të planifikuar ndaj vendit të tij nga Ukraina.

“Sulmet në territorin e Bjellorusisë nuk po diskutohen vetëm sot në Ukrainë, por gjithashtu po planifikohen. Ata po shtyjnë të fillojnë një luftë kundër Bjellorusisë për të na tërhequr atje”.

Forcat ruse gjithashtu përdorën vendin e Lukashenkos si një stacion për pushtimin e tyre në Ukrainë në shkurt, duke dërguar trupa dhe pajisje në Ukrainën veriore nga bazat në Bjellorusi.

UEFA ka konfirmuar se ka ‘monitoruar vazhdimisht situatën’ në Bjellorusi dhe nuk përjashtoi marrjen e ‘vendimeve të mëtejshme’ kundër tyre, transmeton Klankosova.tv.

Rusisë tashmë i është ndaluar pjesëmarrja në Euro 2024, për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Rusia u përjashtua gjithashtu nga Kupa e Botës 2022 në Katar pasi pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti.

Ata ishin kualifikuar në play-off të Kupës së Botës dhe duhej të përballeshin me Poloninë në mars, por FIFA pezulloi ekipet kombëtare ruse nga të gjitha garat.

Megjithatë, Bjellorusët nuk janë përballur me sanksione të ngjashme dhe ishin pjesë e shortit të kualifikimeve për Euro 2024 që u zhvillua të dielën.

Në Grupin I u shortuan me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Kosovën dhe Andorrën.

Bjellorusia ka vazhduar të konkurrojë, por i ka luajtur ndeshjet e saj me dyer të mbyllura dhe jo në vendin e tyre.

Në qershor, ndeshjet e tyre në si vendas në Ligën e Kombevei zhvilluan në Serbi, ndërsa gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar ata luajtën me Kazahkstanin dhe Sllovakinë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka kërkuar më parë që Bjellorusia të përjashtohet nga turneu.

Dhe në një deklaratë për këtë çështje, UEFA tha për The Athletic:

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në mars të parandalojë që ndeshjet të luhen në territorin e Bjellorusisë deri në një njoftim të dytë”.

“Që atëherë, UEFA ka monitoruar vazhdimisht situatën dhe mund të merren vendime të mëtejshme sipas nevojës”.

Bjellorusia nuk është kualifikuar kurrë për një turne të madh dhe aktualisht renditet në vendin e 97-të në renditjen botërore të FIFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco