Lajmi i fundit

LIVE-Vendimi i Komisionit të Apelimit/ Kryetari i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

Publikohen rezultatet e votimit për Topin e Artë, Benzema do të marrë çmimin më të rëndësishëm në botën e futbollit

Publikohen rezultatet e votimit për Topin e Artë, Benzema do të marrë çmimin më të rëndësishëm në botën e futbollit

09:19, 02/10/2022

Topi i Artë do të jepet më 17 tetor në Paris dhe siç duket, do t'i jepet Karim Benzema.

Ashtu si çdo vit, disa javë para dhënies së çmimit, rezultati i votimit disi “rrjedh” dhe kështu ka qenë edhe këtë herë.

Nëse i besojmë fotos që qarkullon në internet, Topi i Artë do t'i shkojë Karim Benzema.

Në votimin e France Football, përfaqësuesi francez dhe kapiteni i Real Madridit ka marrë 521 vota dhe fitoi bindshëm ndaj të dytit Sadio Mane, ndërsa Vinicius Junior zuri vendin e tretë.

Image

Fitorja e Benzemës ishte e pritshme, duke qenë se sivjet Topi i Artë do të ndahet në bazë të sezonit të kaluar konkurrues dhe jo në bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit kalendarik.

Benzema ka marrë tashmë një çmim për arritjet gjatë sezonit të kaluar - titullin e lojtarit më të mirë në Evropë që ia dha UEFA në gusht.

Në sezonin që lamë pas, Benzema udhëhoqi Real Madridin drejt një titulli të ri të Kampionatit Evropian, dhe në Spanjë ai dominoi me klubin madrilen dhe do të bëhet francezi i parë që nga viti 1998 që fiton Topin e Artë. Trofeu më prestigjioz u fitua nga Zinedine Zidane 24 vite më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco