I vuri flakën vetes në mes të një ndeshjeje tenisi, i riu zbulon arsyen se përse e mori këtë vendim

I vuri flakën vetes në mes të një ndeshjeje tenisi, i riu zbulon arsyen se përse e mori këtë vendim

22:33, 23/09/2022

Ndeshja e sotme në Laver Cup në Londër do të mbahet mend për incidentin e pazakontë të shkaktuar nga një i ri 20-vjeçar, përndryshe aktivist, i cili i vuri flakën vetes. Tani dihet sfondi i gjithë historisë.

Ngjarja ndodhi në duelin mes Stefan Tsitspias dhe Diego Schwartzman, një person zbriti nga tribuna, dhe i vuri flakën vetes, ndaj ndeshja është ndërprerë për disa minuta.

I riu, emri i të cilit më vonë u zbulua se ishte Kai, zbriti nga tribuna dhe dogji dorën e djathtë.

Për fat të mirë, sigurimi reagoi shpejt. Ata e fikën zjarrin në fushë me një xhaketë, ndërsa të riun e kanë nxjerrë nga aty. Gjithçka kaloi pa pasoja apo lëndime të rënda.

Një video e 20-vjeçarit po qarkullon tashmë në rrjetet sociale, ku në përshkrim thuhet se Kai po lufton për të reduktuar emetimin e gazrave të dëmshëm. Më pas i riu njoftoi se çfarë kishte ndërmend të bënte.

"E di që tifozët në fushë do të mërziten, se do të traumatizohen nga fakti që unë do të lëndoj veten. Është e padrejtë që publiku të vuajë, sepse ata nuk janë fajtorë për të gjithë këtë", thotë Kai në videon e tij.

Ai është pjesë e grupit aktivist “End UK Private Jets”, dhe gjatë incidentit që shkaktoi ka veshur edhe një bluzë me të njëjtin mbishkrim.

Në video, ai shtoi se “ne duhet të ndalojmë ngrohjen globale. Qindra miliona njerëz do të kalojnë gjëra të paprecedentë. Përgjigja e elitës britanike për këtë është të vazhdojë të fluturojë me avionë privatë," përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco