Zyrtare/ Aventurë jashtë Greqisë, Kaçe firmos me ekipin lituanez

Zyrtare/ Aventurë jashtë Greqisë, Kaçe firmos me ekipin lituanez

21:39, 23/09/2022

Ergys Kaçe është lojtari më i ri i skuadrës së FK Panevezys në Lituani. Mesfushori, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren e Shqipërisë dhe madje ka qenë edhe në Euro 2016, ka vendosur të largohet sërish nga Greqia për t’iu bashkuar ekipit lituanez.

Kaçe do tentojë të tregojë vlerat e tij në Lituani, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe në Çeki te Viktoria Plzen dhe Partizani në Shqipëri.

Mesfushori pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e PAOK, që e ka huazuar edhe në klube të tjera si Anagennisi Epanomis dhe Panathinaikos, kurse te Aris dhe Veria ka kaluar si lojtar i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco