Luiza Gega kthehet në atdhe si kampione e Evropës: Kam sakrifikuar shumë për këtë sukses

Luiza Gega kthehet në atdhe si kampione e Evropës: Kam sakrifikuar shumë për këtë sukses

11:36, 22/08/2022

Për herë të parë në histori, Shqipëria arriti të siguronte një medalje ari në atletikë në një kampionat madhor si Evropiani. Luiza Gega shkëlqeu në Mynih me një paraqitje fantastike në garën e 3000 m me pengesa.

Atletja kuqezi, e veshur me ar, u rikthye këtë të hënë në atdhe ku u prit në Rinas nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Image

Luiza Gega shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund.

Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila u ngjit në majën e Europës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar.

Kampione e Europës, në një garë që ajo nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë gjithnjë në krye dhe e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet, që duelonin vetëm për podiumin.

Një triumf i madh për Luiza Gegën, trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe atletikën shqiptare.

“Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë krenare.

Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund tia dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen.

Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit”,  tha Luiza Gega në fjalën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco