Legjenda e futbollit polak Janusz Kupcewicz ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare.
Kupcewicz ishte njeriu që vulosi vendin e tretë për Poloninë në Kupën e Botës të vitin 1982, kur shënoi golin e tretë për skuadrën e tij kundër Francës, me një goditje dënimi.
Një mesfushor me aftësi drejtuese, ai u lind dhe u rrit në Olsztyn, ai mund të kishte luajtur për të gjitha skuadrat e mëdha të vendit të tij, por zgjodhi Arka Gdynia në Balltik ku filloi të zhvillonte talentin e tij.
Pak ditë më parë Kupcewicz kishte marrë pjesë në festimet për 40 vjetorin e fitimit të medaljes së bronztë në kampionatin botëror dhe ai që e njoftoi lajmin e pakëndshëm ishte miku i tij Zbigniew Boniek.
“Është e pabesueshme... Para disa ditësh festuam së bashku 40-vjetorin e medaljes së bronztë në Spanjë dhe tani mora vesh që ai ka vdekur”, ka shkruar asi veteran polak.
Në foto Kupcewicz (i fundit djathtas) me shokët e vjetër të skuadrës në festën e 40-vjetorit të medaljes së bronztë në Spanjë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: