Klubi i Premier League nis bisedimet me Chelsean për huazimin e Armando Brojës

Klubi i Premier League nis bisedimet me Chelsean për huazimin e Armando Brojës

23:00, 03/07/2022

Armando Broja përfundoi periudhën e huazimit te Southampton dhe u kthye te Chelsea. Blutë e Londrës po marrin parasysh të gjitha propozimet që vijnë për sulmuesin shqiptar, pasi ky i fundit nuk shihet si opsion për të qëndruar.

Sipas "Sky Sport", së fundmi në garë është futur edhe Newcastle. Magpies dëshirojnë të kenë në skuadër Brojën dhe kanë filluar bisedimet me londinezët për një marrëveshje që përfshin huazimin e lojtarit.

Newcastle nuk është e vetme në garë, pasi informacion për sulmuesin shqiptar kanë kërkuar edhe West Ham dhe Napoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco