A do të nënshkruaj Lewandowski me Barcelonën? Ja si përgjigjet Laporta

A do të nënshkruaj Lewandowski me Barcelonën? Ja si përgjigjet Laporta

14:45, 03/07/2022

E ardhmja e Robert Lewandowskit prej kohës është kthyer në një “telenovelë” duke marrë vëmendjen kryesore të gjithë mediave.

Tashmë ajo që dihet e sigurtë është se sulmuesi polak ka kërkuar largimin nga Bayern Munich, ndërsa dëshiron kalimin në “Camp Nou”.

Deri më tani Barça ka bërë 3 oferta në drejtim të polakun, me Bayern që ka refuzuar ofertat e katalanasve, pasi kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, i cili tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me gjermanët.

Pavarësisht kësaj Barcelona nuk do të heqë dorë nga sulmuesi, por mediat gjermane janë të sigurtë se katalanasit nuk do i paraqesin Bayern një ofertë të katërt.

Në lidhje me situatën e Lewandowskit ka folur presidenti i Barcës, Joan Laporta. Numri një i klubit blaugrana theksoi se polaku dëshiron të bashkohet me katalunasit, por që skuadra e tij do t’i mbajë gjërat në qetësi pas kësaj.

“Robert Lewandowski është lojtar i FC Bayern dhe unë preferoj ta mbaj të qetë këtë situatë. Jemi vërtet të lumtur që ai dëshiron t’i bashkohet Barçës. Ne vetëm duam ta falënderojmë pasi ai dëshiron të vijë te Barcelona”, përfundoi Laporta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco