Lajmi i fundit

FOTO/ Lihet në burg Astrit Avdylaj, ja për çfarë akuzohet

Djali i Simeones nënshkruan me klubin e Segunda Division, gati për hapin e madh në karrierë

Djali i Simeones nënshkruan me klubin e Segunda Division, gati për hapin e madh në karrierë

08:54, 03/07/2022

Një tjetër Simeone gati të bëjë hapin e madh në karrierë. Djali i dytë i Diego Simeones, Gianluca Simeone është transferuar te Xerez në Segunda Division të Spanjës, ku do të synojë të bëjë trampolinën drejt La Ligës, apo kampionateve të tjerë të njohur.

Image

Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë pjesë e Ibizas në dy sezonet e fundit dhe ka shënuar 14 gola në 58 ndeshje, ndërsa dje u prezantua zyrtarisht te Xerez, një ekip që synon ngjitjen në La Liga.

Gianluca është djali i dytë i Diego Simeones, pasi i madhi është Giovanni, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Veronën dhe është në pritje për të mësuar se ou do të transferohet.

Djali i vogël i Simeones, Giuliano është gjithashtu sulmues dhe është pjesë e Atleticos së Madridit, teksa sezonin që lamë pas, i ati i dha edhe mundësinë e debutimit në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco