Zyrtare/ Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Zyrtare/ Herald Marku rikthehet te Vllaznia

09:42, 29/06/2022

Herald Marku është rikthyer te Vllaznia, pas vetëm një sezoni te Partizani, periudhë që nuk mund të cilësohet nga më të mirat e mundshme për mesfushorin.

Marku nuk gjeti hapësira te kryeqytetasit dhe kështu palët ranë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Shkodrani u kthye nga grumbullimi me Slloveni me “të kuqtë” për t’u bashkuar me Vllazninë.  

Në një postim në rrjetet sociale përpara nisjes për në Austri, ku do të zhvillojnë fazën përgatitore përpara ndeshjeve të Conference Leagu, klubi i Vllaznisë thekson se palët kanë firmosur për një vit plus mundësinë e zgjatjes me një vit tjetër.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonë sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë së bashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco