Ndryshojnë rregullat në Seria A,  ja si vendoset titulli në rast pikësh të barabarta

Ndryshojnë rregullat në Seria A, ja si vendoset titulli në rast pikësh të barabarta

19:59, 28/06/2022

Këshilli Federal në Itali ka vendosur të ndryshojë disa rregulla në Serie A, teksa mes atyre për të bërë të përhershëm numrin pesë të zëvendësimeve bie në sy mënyra e re se si do të vendoset titulli në rast se dy skuadra e mbyllin kampionatin në të njëjtën kuotë pikësh.

Nëse më parë, merrej në konsideratë ndeshja direkte mes dy skuadrave dhe golavarazhi, tashmë në rast se dy ekipe e mbyllin kampionatin në barazim pikësh, atëherë do të luajnë një ndeshje teke për të përcaktuar fituesin. Kështu, një ndeshje e vetme ku fituesi merr gjithçka teksa në rast barazimi brenda 90-minutave, atëherë ndeshje do t’i drejtohej menjëherë penalltive pa luajtur kohën shtesë.

Në fakt, nuk është hera e parë që një rregull i tillë aplikohet në Itali, pasi vitin 1964 fituesi i Serisë A u zgjodh pikërisht në këtë formë. Në atë periudhë, Inter u mposht nga Bologna në Olimpico me rezultatin 2-0 me kuqeblutë që i morën kurorën zikaltërve. Kujtojmë se Serie A në këtë sezon do të startojë më datë 14 gusht dhe do të mbyllet më datë 4 qershor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco