Kërkohej nga klubet e Superiores , Uerdi Mara transferohet në Turqi

Kërkohej nga klubet e Superiores , Uerdi Mara transferohet në Turqi

17:56, 28/06/2022

Një tjetër talent shqiptar do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Uerdi Mara ka arritur marrëveshjen me Ankara Keçiörengücü dhe sot pritet që të zyrtarizohet si lojtari më i ri i skuadrës turke, që militon në Ligën e parë.

23-vjeçari, që spikati sezonin e kaluar me fanellën e Skënderbeut, kërkohej nga shumë klube të Superiores, por zgjodhi që të provojë një eksperiencë larg Shqipërisë.

Te klubi i ri, Mara do të gjejë edhe dy shqiptarë të tjerë, Jurgen Bardhin dhe Arb Manajn.  “Panorama Sport” shkruan se klubi korçar do të përfitojë 150 mijë euro nga ky transferim dhe në të njëjtën kohë ka ruajtur edhe 10% të vlerës së kartonit të lojtarit në rast rishitjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco