Tifozi bie nga tribuna, ndërpritet menjëherë miqësorja në Austri

Tifozi bie nga tribuna, ndërpritet menjëherë miqësorja në Austri

15:29, 25/06/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen miqësore ndërmjet Salzburg dhe CSKA Sofia, teksa ndeshja është ndërprerë për shkak të rrëzimit të një prej tifozëve nga tribuna e lartë tre metra.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendrën sportive Anif pranë Salzburgut, 15 minuta para përfundimit, kur skuadra vendase Salzburg po kryesonte 2-1.

Tifozi është rrëzuar nga tribuna për arsye të panjohura. Më pas një helikopter i ambulancës ka zbritur në fushë dhe ka dërguar të plagosurin në Spitalin Shtetëror të Salzburgut.

Siç raporton agjencia austriake e lajmeve APA, shikuesi është plagosur rëndë.

Një zëdhënës i Red Bull Salzburg konfirmoi se një mjek i ekipit dhe shpëtimtarët ishin të përfshirë në kujdesin për viktimën, teksa klubi austriak shkroi në Twitter:

“Nuk po humbim kohë duke menduar për rezultatin, thjesht i urojmë personit në fjalë çdo të mirë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco