'Po ndjekim të njëjtën përvojë si te Atalanta', ndihmësi i Rejës flet në Itali: Ta dërgojmë Shqipërinë në Europian, jam fat që punojë krahë tij

'Po ndjekim të njëjtën përvojë si te Atalanta', ndihmësi i Rejës flet në Itali: Ta dërgojmë Shqipërinë në Europian, jam fat që punojë krahë tij

13:51, 25/06/2022

Sergio Porrini ka folur në mediat italiane sa i përket eksperiencës së tij te Shqipëria si ndihmësi i Rejës. Porrini ndihet me fat që punon në krahun e trajnerit që drejton Kombëtaren, teksa thekson se dëshira më e madhe dhe objektivi mbetet kualifikimi i Shqipërisë në Europian.

“Kemi tre vite që punojmë bashkë, po ndjekim të njëjtën përvojë si te Atalanta. Ndihem sikur kam kohë që jam me Rejën, ndihemi rehat me të. Është një eksperiencë e mrekullueshme dhe shumë e rëndësishme te Shqipëria, objektivi ynë është që të arrijmë në Europian. E quaj veten me fat që punoj me një teknik të tillë me përvojë”, tha Porrini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco