Salah nuk harron: Do të jepja të gjitha çmimet për të luajtur sërish finalen me Realin

Salah nuk harron: Do të jepja të gjitha çmimet për të luajtur sërish finalen me Realin

18:37, 02/06/2022

Koha kalon, por Salah nuk e harron dot zhgënjimin e humbjes në finalen e Champions League ndaj Real Madridit (0-1).

Lojtari i Liverpool-it, i cili ka marrë disa çmime individuale për paraqitjet e tij të mira në këtë sezon, ka publikuar dy postime në Tëitter këtë mëngjes në të cilat shprehet se i vjen keq që nuk ka mundur të fitojë trofeun me “vesh të mëdhenj” në “Stade France”.“ Fakti që përpjekja ime u njoh si nga fansat ashtu edhe nga gazetarët, është diçka e mrekullueshme që nuk do ta harroj kurrë. Megjithatë, këto çmime individuale do t’i shkëmbeja me mundësinë për të luajtur sërish në finale me Realin. “Por futbolli nuk funksionon kështu ”, shkruan Salah në postimin e parë.

“Nuk mund të shpreh me fjalë se sa shumë donim t’ia kthenim Liverpoolit trofeun e Champions League, por në fund nuk ia dolëm. Nuk mund të them mjaftueshëm falënderime për miqtë e ekipit tonë për mbështetjen e tyre. Ishte një sezon shumë i madh, por një pjesë e imja dëshiron që viti i ri të fillojë nesër” ka publikuar më pas Salah si vazhdim i postimit të parë në Twitter.

Humbja ishte një goditje e rëndë morale për Salah, i cili në ditët para finales kishte shprehur dëshirën për të korrigjuar atë që ndodhi në Kiev kur humbën edhe trofeun përballë madrilenëve. "Unë preferoj Real Madridin. Ne humbëm në finale kundër tyre, kështu që unë dua të luaj dhe t'i mund," kishte thënë Salah në atë kohë. Megjithatë, djemtë e Klopp-it nuk mundën as në këtë rast ta mposhtin skuadrën e Ancelottit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco