Çdo gjë është zyrtare, Lazio merr vendimin për të ardhmen e Maurizio Sarrit

Çdo gjë është zyrtare, Lazio merr vendimin për të ardhmen e Maurizio Sarrit

18:11, 02/06/2022

Lazio dhe Maurizio Sarri do të vijojnë bashkëpunimin midis tyre.

Lajmin e ka dhënë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se tekniku 63 vjeçar do të jetë në krye të pankinës deri në vitin 2025.

Pas disa muajsh të trazuar, palët arritën të gjenin gjuhën e përbashkët dhe të vijojnë bashkëpunimin midis tyre.

Njoftimi i Lazio-s:

“SS Lazio njofton se trajneri Maurizio Sarri ka rinovuar kontratën me klubin, duke e zgjatur atë deri në vitin 2025”.

Image

Në rrjetet sociale edhe pamjet e momentit të nënshkrimit me mesazhin: “Përpara së bashku”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco