VIDEO/ Lamtumira e Paul Pogba nga Manchester United

VIDEO/ Lamtumira e Paul Pogba nga Manchester United

17:49, 02/06/2022

Ishte në ajër prej kohësh, por dje u bë zyrtare. Paul Pogba largohet nga Manchester United pas 6 sezonesh, më shumë se 200 ndeshje dhe pothuajse 40 gola të shënuar. I mbërritur si lojtari më i shtrenjtë në histori, francezi nuk i përmbushi pritshmëritë.

Duke u larguar nga klubi anglez për herë të dytë në karrierën e tij, kampioni i botës në vitin 2018 postoi një mesazh të shoqëruar me një video të tij me fanellën e Djajve të Kuq për të njoftuar largimin e tij. “Ndihem i privilegjuar që kam luajtur për këtë klub. Shumë momente të bukura dhe kujtime të bukura por mbi të gjitha mbështetje pa kushte nga fansat. Faleminderit Manchester United”, tha Pogba.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco