Benzema kujton fillimin traumatik të karrierës te Real dhe anekdotën me Mourinhon

Benzema kujton fillimin traumatik të karrierës te Real dhe anekdotën me Mourinhon

17:19, 02/06/2022

Futbollisti francez Karim Benzema ka kujtuar sezonin e tij të parë te Real, teksa u shpreh se jo gjithçka shkoi mirë në fillimet e karrierës së tij në Klubin Mbretëror dhe kujtoi një anekdotë me trajnerin Jose Mourinho.

 

Benzema aktualisht është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë dhe në këtë drejtim me shumë gjasa do të shpallet lojtari më i mirë në botë, ndërsa në një intervistë të gjerë për Marca-n  ka kujtuar fillimin e karrierës në radhët e Klubit Mbretëror, duke thënë se jo gjithçka ishte aq ideale.

 

Siç u shpreh Benzema, në fillimet e karrierës te Reali, ai nuk dinte spanjisht dhe i gjithë ambienti te Reali ishte një “botë e dytë” për të, por pas një periudhe përshtatjeje filloi të tregojë të gjithë potencialin e tij.

 

"Sezoni im i parë, gjashtë muajt e parë te Real, ishin vërtet tw vështira. Unë nuk flisja spanjisht dhe gjithçka ishte jashtëzakonisht e ndërlikuar. Ishte një botë tjetër për mua, ku luhej ndryshe futbolli. Fatmirësisht, nuk hoqa dorë”, tha Benzema dhe vazhdoi:

 

"Kam pasur probleme me Mourinhon. Ne u takuam në hotel një ditë para ndeshjes me Mallorca, biseduam dhe ai më tha se nuk do të më fuste në lojë. Ne patëm një debat dhe i thashë: "Më fut dhe nesër do ta shikosh që do të shënoj gol dhe do të fitojmë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 dhe unë shënova golin e fitores".

 

Pas mbërritjes te Real Madrid, Benzema ka luajtur deri më tani 605 ndeshje, duke shënuar 323 gola dhe duke regjistruar 159 asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco