Skandal në Spanjë/ Pique tradhtoi Shakirën me nënën e shokut të skuadrës

Skandal në Spanjë/ Pique tradhtoi Shakirën me nënën e shokut të skuadrës

15:08, 02/06/2022

Sot dhe dje u përfol shumë në rrjetet sociale për një krizë të mundshme të lidhjes në mes të futbollistit Gerard Pique dhe këngëtares Shakira.

Madje, u tha se mbrojtësi spanjoll e ka tradhtuar këngëtaren kolumbiane, e cila e ka kuptuar këtë.

 

E sot, mediat spanjolle kanë shkuar edhe më larg, duke e zbuluar një lajm shokues.

Sipas tyre, Pique e ka tradhtuar të dashurën e tij, me të cilën është në lidhje qe 12 vjet dhe me të cilën i ka dy fëmijë, me nënën e bashkëlojtarit të tij, Gavi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se super-talenti i Barçës, Gavi nuk ka qenë në dijeni për këtë tradhti.

Sipas zhvillimeve të fundit, Pique i ka thënë Shakiras se është i pafajshëm, ndërsa çifti është ndarë përkohësisht pasi po jetojnë në vendbanime të ndryshme.

Ndërkohë, mediat spanjolle kanë shkruar se nëna e Gavit mund të mos ketë qenë arsyeja e ndarjes së çiftit, por një bionde 20 vjeçare, e cila punonte si mikpritëse në evente.

Për momentin nuk ka asgjë të konfirmuar dhe të gjitha këto mbesin veç spekulime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco