Rudiger i jep fund dilemave, mbrojtësi gjerman nënshkruan me klubin spanjoll

Rudiger i jep fund dilemave, mbrojtësi gjerman nënshkruan me klubin spanjoll

14:23, 02/06/2022
Antonio Rüdiger është zyrtarisht futbollist i Realit të Madridit. Skuadra ka njoftuar afrimin e gjermanit, që e konsideron “një nga mbrojtësit më të mirë në botë, titullar me kombëtaren gjermane.” Lojtari i kërkuar me ngulm nga Ancelotti ka firmosur me “Los Blancos deri në vitin 2026.

29-vjeçari sapo përfundoi kontratë me Chelsea-n dhe preferoi të mos e vijonte karrierën në “Samford Bridge”. Në klubin anglez ai ka qenë një lojtar kyç në fitimin e 1 Champions League, 1 Europa League, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Kupë të Anglisë. Përveç kësaj, ai është përfshirë në ekipin ideal të Champions League në dy sezonet e fundit.

I fuqishëm fizikisht (1.90 m), Rüdiger është një futbollist me përvojë në madhe në Angli, Gjermani dhe Itali. Në sezonin e fundit ai ka thyer rekordin e tij për ndeshje të luajtura dhe gola të shënuar, duke u aktivizuar në 54 takime dhe duke shënuar 5 gola.

Ridigger debutoi në moshën 18-vjeçare në Bundesligë në radhët e Shtutgartit, prej nga u largua në vitin 2015 për t’iu bashkuar Romës. Në vitin 2017 u transferua te Chelsea për t’u bërë pikë referimi për mbrojtjen e londinezëve për pesë sezone. Rudigger është grumbulluar rregullisht nga Gjermania dhe në mars të këtij viti arriti shifrën e 50 paraqitjeve me “Panzerat”. Me kombëtaren e tij fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco