Xhakomo Vrioni: Ndjehem gati për Juventusin

Xhakomo Vrioni: Ndjehem gati për Juventusin

13:50, 02/06/2022

Pas një sezoni fantastik të zhvilluar si i huazuar me fanellën e Tirolit, duke fituar “Këpucën e Artë” në Bundesligën austriake, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, ka folur gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “TuttoSport” ka treguar se objektivi i tij është që të rikthehet te Juventusi.

“Objektivi im është që të rikthehem te Juventusi. Tani ndihem gati dhe më i pjekur. Të shohim se çfarë do të vendosin drejtuesit dhe agjenti im, Silvio Paljari.

Vlahoviç më befason me dinakërinë që ka për portën kundërshtare. Pa atë shpirt gare nuk mundesh dot të shënosh 24 gola në Serinë A”, përfundoi 23-vjeçari shqiptar, i cili me fanellën e Tirolit gjatë sezonit që përfundoi u aktivizua në total në Bundesligën austriake në 28 ndeshje ku ka realizuar 19 gola dhe ka dhuruar dhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco