Zyrtare/ Erion Hoxhallari largohet nga Tirana, transferohet në Rumani

Zyrtare/ Erion Hoxhallari largohet nga Tirana, transferohet në Rumani

13:05, 02/06/2022

Tashmë është zyrtare, Erion Hoxhallari largohet nga Tirana në drejtim të skuadrës së UTA Arad.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi nga Rumania me anë të një komunikate në sajtin e tij.

26-vjeçari bën hapin e madh në karrierë duke u transferuar te një klub europian.

Hoxhallari bashkohet sërish me ish-kapitenin e Tiranës, Idriz Bathën, ku së bashku fituan titullin kampion në sezonin 2019-2020.

Mbrojtësi me Tiranën ka fituar gjithsej 2 tituj kampion dhe 1 Kupë të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco