‘Camp Nou’ kthehet në kalçeto, Barcelona i lë stadiumin tifozëve për 300 euro

‘Camp Nou’ kthehet në kalçeto, Barcelona i lë stadiumin tifozëve për 300 euro

12:58, 02/06/2022
Ëndrra e të gjithë tifozëve është që të paktën një herë në jetë, të jenë protagonistë në fushë, duke luajtur në një stadium të madh, pse jo me trajnerë në pankinë e publik në tribuna.

Për ta bërë realitet këtë ka menduar klubi i Barcelonës, që ka vënë “Camp Nou”-n në dispozicion të tifozëve nga data 6 deri më 11 qershor, teksa të gjithë mund të luajnë një orë ndeshje aty, për vetëm 300 euro.

Një ndeshje e vërtetë, ku të pasionuarit mund të përdorin dhomat e zhveshjes, të kenë trajnerë në pankinë, arbitra në fushë dhe mbi të gjitha, publik në shkallët e stadiumit, të gjitha këto për një çmim prej 300 eurosh.

Natyrisht një çmim mjaft i mirë, për të gjithë ata që të paktën një herë të vetme, qoftë edhe për vetëm për një orë, duan të përjetojnë emocionet e të luajturit në një stadium mitik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco