Neymar i dëmtuar, ylli brazilian humb ndeshjet me Kombëtaren

Neymar i dëmtuar, ylli brazilian humb ndeshjet me Kombëtaren

12:22, 02/06/2022

Ditën e djeshme Neymar është dëmtuar në këmbë gjatë seancës stërvitore me Brazilin. Edhe pse sezoni për klube ka përfunduar janë ende disa ndeshje ndërkombëtare për tu luajtur. Ne kampin brazilian, gjatë stërvitjes, Neymar ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë një kontakti me Danilon dhe Leo Ortizin.

Sulmuesi i PSG-së ka kryer disa operacione në atë këmbë gjatë viteve të fundit dhe do të bëhen ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Ai do të mungojë në ndeshjen e së enjtes kundër Koresë së Jugut. Brazili do të luajë kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë, por prezenca e Neymar nuk është e sigurtë as për ndeshjen e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco