Fitoi trofeun ‘Finalissima’, Scaloni thyen rekord tek Argjentina

Fitoi trofeun ‘Finalissima’, Scaloni thyen rekord tek Argjentina

11:12, 02/06/2022

Argjentina u bë fituesja e parë e trofeut të Finalissima-s, pasi mundi Italinë me rezultatin 0-3 mbrëmjen e djeshme, në një ndeshje që u dominua e gjitha nga “bardhekaltrit”.

Më këtë sukses trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka kaluar një legjendë si Alfio Basile, duke arritur shifrën e 32 ndeshjeve radhazi pa humbje (21 fitore dhe 11 barazime).

Ky është numri më madh pozitiv në historinë e përfaqësueses së “bardhekaltërve”, ndërsa deri në këto momente rekordin e mbante Basile midis viteve 1991 dhe 1993, i cili kishte regjistruar 31 ndeshje pa asnjë humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco