VIDEO/ Argjentina 'dërrmon' Italinë me spektakël, fiton trofeun 'Finalissima'

22:51, 01/06/2022

Kombëtarja e Argjentinës fitoi trofeun “Finalissima” pasi mundi sonte në Wembley Italinë me rezultat 3-0.

"Finalissima" është një duel mes kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut, dhe kjo është hera e parë që një ndeshje e tillë luhet që nga viti 1993.

Fillimi i ndeshjes ishte një provë forcash, ndaj nuk pati shumë emocione deri në minutën e 28-të kur Argjentina kaloi në avantazh. Messi pasi shmangu mbrojtësin, depërtoi në zonë dhe asistoi për Martinezin, i cili shënoi për 1-0.

Argjentinasit dyfishuan epërsinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Ishte një asistim fantastik nga Martinez për Di Marian, i cili përfundoi aksionin në mënyrën e duhur.

Gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes Di Maria u arratis në krahun e djathtë, mori një top të gjatë nga Otamendi dhe gjuajti me këmbën e majtë nën traversë, por Donnarumma reagoi bukur. Katër minuta më vonë, Lo Celso u turpërua pasi humbi me portën bosh.

Shanset e Argjentinës ishin në linjë. Në minutën e 66-të Jorginho ishte i shkujdesur dhe humbi topin në mesin e fushës, dhe në kundërpërgjigje Messi pati një tjetër mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por Donnarumma e priti. Kjo nuk ishte nata e Messit pasi Donnarumma e ndaloi në minutën e 70-të.

Argjentina kërcënoi rrezikshëm edhe në disa raste të tjera, ndërsa Italia e dëshpëruar zhgënjeu sërish sonte ushtrinë e saj të tifozëve. Në fund 3-0 finale u vendos nga Dybala në  kohën shtesë.

Rezultati dhe golashënuesit:

Itali - Argjentinë 0: 3 (Martinez 28', Di Maria 45 + 1, Dybala 90 + 4')

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco