Arritje në arbitrimin shqiptarë, Jorgjit i besohet një ndeshje në Ligën e Kombeve

Arritje në arbitrimin shqiptarë, Jorgjit i besohet një ndeshje në Ligën e Kombeve

22:19, 01/06/2022

Pasi gjykoi ndeshjen FK Jablonec-CFR Cluj në raundin e grupeve të Conference League, që u mbyll me rezultatin 1-0, Enea Jorgjit i është besuar një tjetër ndeshje nga UEFA.

Jorgji do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e Nations League mes Qipros dhe Irlandës së Veriut që do të zhvillohet më 5 qershor në orën 18:00.

Image

Enea Jorgji do të shoqërohet nga të tjerë arbitra shqiptarë në këtë përballje. Asistentë të Jorgjit në këtë përballje do të jenë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërsa arbitër i katërt do jetë Kridens Meta.

Pjesëmarrja e arbitrave shqiptarë në arenën ndërkombëtare është një tjetër sukses për futbollin shqiptar, që rreth një javë më parë priti në Tiranë finalen e parë europiane, atë të Conference League mes Romës dhe Feyenoord që përfundoi me rezultatin 1-0.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco