‘Italia duhet të ishte në Kupën e Botës’, flet trajneri i Argjentinës: Juventusit i them të ‘rrëmbejë’ këtë futbollist

‘Italia duhet të ishte në Kupën e Botës’, flet trajneri i Argjentinës: Juventusit i them të ‘rrëmbejë’ këtë futbollist

19:30, 01/06/2022

“Italia nuk meritonte të mungonte në Botërorin e Katarit këtë dimër (nis më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor), pasi janë kampionët e Europës në fuqi dhe mbi të gjitha një skuadër madhështore”. E nis në këtë mënyrë konferencën e tij për shtyp Lionel Scaloni, përpara superfinales së mbrëmjes së sotme në “Uembli”, në orën 20:45.

Trajneri i Argjentinës, edhe pse kërkon që të fitojë trofeun e dytë pas Kupës së Amerikës në stolin e bardhekaltërve, ka vetëm elozhe për “Azurrët”:

“Ka disa ndeshje ku topi nuk kërkon që të hyjë në rrjetë dhe kështu humben. Italia vuajti pikërisht këtë gjatë eliminatoreve, pasi e vërteta është se Mancini pas mbërritjes së tij në stol kreu jo vetëm një punë madhështore me ringritjen e kombëtares, por bëri një revolucion nga i cili shumë do të marrin shembull. Gjithsesi, ta rinisin nga e para nuk është kurrë vonë, ndonëse një Botëror pa Italinë nuk shijon njësoj. Pavarësisht kësaj, ne në Londër kemi ardhur për t’i mundur, ndaj nuk është se do të kursehemi, përkundrazi, është një test edhe në pritje të Botërorit të këtij dimri”.

Mes argjentinasve dhe italianëve nuk është një çështje që prek vetëm superfinalen e sotme, por ka edhe disa tema merkatoje të nxehta që prekin disa lojtarë të trajnerit Scaloni:

“Di Maria në Torino? Nëse Juvja vërtet po kërkon një anësor ofensiv, atëherë unë i garantoj ata se Di Maria është ende një ndër më të mirët në botë dhe ka ende për t’i dhënë futbollit. Prandaj të mos mendohet dhe ta rrëmbejë. Madje edhe Di Maria të mos ngurojë për Juven. Dybala e la Torinon? Paulo është një djalë fantastik.

E kuptoj sa e vështirë mund të jetë për të largimi nga Juventusi pas shumë vitesh, por e këshilloj vetëm që të qëndrojë i qetë dhe të zgjedhë më të mirën për të. Ai do të jetë e ardhmja e Argjentinës. Edhe Lautaro në udhëkryq? Unë di të them se Lautaro është bomberi ynë dhe nuk mendoj se një lojtar si ai lëshohet lehtë nga klubi që e ka nën kontratë”, përfundoi Scaloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco