Lajmi i fundit

LIVE/ Sali Berisha takim me drejtuesit politikë

Giroud u la jashtë listës për Ligën e Kombeve, Deschamps justifikon zgjedhjen e tij: Dua të shoh sulmues të tjerë

Giroud u la jashtë listës për Ligën e Kombeve, Deschamps justifikon zgjedhjen e tij: Dua të shoh sulmues të tjerë

20:09, 19/05/2022

Didier Deschamps publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajn qershor. Tekniku francez duket se pak nga pak po mbyll dyert e kombëtares për Olivier Giroud. Sulmuesi veteran i Milanit është lënë përsëri jashtë në listën e përfaqësueses ku sigurisht nuk mungon Benzema i cili ka marrë tashmë një rol qendror në lojën e kësaj skuadre pas shumë vitesh përjashtim.

“Ju lë të lirë të nxirrni vetë përfundimet tuaja të ngutura, nuk do të përsërit veten. Në këto katër ndeshje dua t’u ofroj mundësinë disa lojtarëve ofensivë të tjerë të tregojnë veten. Ajo që kam thënë rreth Giroud në mars nuk ka ndryshuar. Por dua t’u jap minuta sulmuesve të tjerë që kanë bërë shumë mirë në klubet e tyre: Ben Yeder, Nkunku i cili u shpall lojtari më i mirë në Gjermani apo Musa Dembele i cili ka statistika interesante”, ishin fjalët e Deschamps rreth listës për ndeshjet e Ligës së Kombeve ku mungon edhe Paul Pogba i dëmtuar si dhe Camavinga i Real Madrid.

LISTA

Portierë: Areola, Lloris, Maignan

Mbrojtës: Klaus, Dinje, L. Hernandez, T. Hernandez, Kimpembe, Kunde, Pavard, Saliba, Varane.

Mesfushorë: Guenduzi, B. Kamara, Kante, Rabio, Tshuameni.

Sulmues: Ben Yeder, Benzema, Koman, Diabi, Grizman, Mbape, Nkunku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco