VIDEO/ Chelsea shënon të dytin ndaj Lille, Villareal vendos baraspeshën kundër Juventus

VIDEO/ Chelsea shënon të dytin ndaj Lille, Villareal vendos baraspeshën kundër Juventus

22:29, 22/02/2022

Po luhen këtë mbrëmje dy ndeshje të vlefshme për 1/8-at e finaleve të Champions League, Chelsea – Lille dhe Villareal - Juventus.

Në “Stamford Bridge”, Blutë e Londrës kanë shënuar golin e dytë 2-0 ndaj skudrës franceze. Ka qenë amerikani Christian Pulisic ai i cili realizoi për anglezët në minutën e 63-të, pas asistit të N’golo Kante.

Ndërsa në sfidën tjetër, “Nëndetëset e Verdha” kanë vendosur baraspeshën 1-1 në përballjen me bardhezinjtë në “Estadio de la Ceramica”. Golin për skuadrën spanjolle e shënoi Dani Parejo në minutën e 66-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco