Aubameyang: Na pret një ndeshje e madhe, duhet të jemi më 'vrasës' në zonën e golit

Aubameyang: Na pret një ndeshje e madhe, duhet të jemi më 'vrasës' në zonën e golit

20:23, 22/02/2022

Pierre-Emerick Aubameyang është një nga goditje e Barcelonë-s në merkaton e dimrit.

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen “Sport”, sulmuesi ka folur në prag të sfidës së Europa League kundër Napoli-t.

“Na pret një ndeshje e madhe dhe kemi shumë mundësi për t’u kualifikuar nëse luajmë siç kemi bërë në Mestalla. Nuk kam shënuar kurrë në stadiumin Maradona, është rasti i duhur për të filluar”, ka thënë Aubameyang.

“Çfarë ndeshje pres? Në takimin e parë kemi luajtur një ndeshje të mirë, por na kanë munguar golat.

Do të kemi raste për të shënuar edhe në shtëpinë e Napoli-t, duhet të jemi pak më ‘vrasës’ në zonën e golit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco