Zbulohet pasuesi i Challandes, ish-trajneri i PSG-së merr drejtimin e Kosovës

Zbulohet pasuesi i Challandes, ish-trajneri i PSG-së merr drejtimin e Kosovës

19:54, 22/02/2022

Prej disa muajsh, Federata e Futbollit të Kosovës ka punuar që të gjejë pasuesin e Bernard Challandes në stolin e Kombëtares Dardane.

Pas një pune të jashtëzakonshme prej disa vitesh, FFK shkarkoi Challandes për shkak të rezultateve negative në dy vitet e fundit.

Ndër emrat që mund të drejtojë Dardanët është ai i, Alain Giresse, ku nesër pritet prezantimi i tij në Prishtinë.

Tekniku 69-vjeccar do të rikthehet në pankinë pas një periudhe tre-vjeçare, që kur u largua nga Tunizia.

Giresse, ish-lojtar i kombëtares së Francës, karrierën si trajner e nisi në vitin 1995, kur mori drejtimin e Toulouse. Ai qëndroi në krye të tyre për tre vite, për të kaluar më pas te PSG, ku qëndroi një vit dhe u kthye aty ku e kishte nisur.

Giresse provoi një eksperiencë të re për dy vite, 2001-2003, te klubi maroken i FAR Rabat dhe më pas nga viti 2004 ka drejtuar vetëm kombëtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco