Fenomeni Broja, flet trajneri i parë i sulmuesit kuqezi: Aktivizohej në mesfushë, e detyroja të...

Fenomeni Broja, flet trajneri i parë i sulmuesit kuqezi: Aktivizohej në mesfushë, e detyroja të...

10:53, 20/02/2022

Armand Broja është kthyer në protagonist në Premier League, teksa me golat e shënuar ka ndihmuar skuadrën e Southampton të arrijë rezultate të mjaft të mira në kampionat.

Sulmuesi kuqezi ka spikatur me shpërthimet dhe shpejtësinë e tij dhe shpesh tenton ta zgjidhë gjithçka.

Këtë dëshirë e ka pasur që fëmijë, sikurse tregon për “The Athletic” ish-trajneri i Brojës te Burnham Junior, John McAteer. Atëherë ai ishte një djalosh 7 vjeçar. “Gjëja më e madhe që binte në sy te Armando ishte dëshira e tij për të fituar dhe sa konkurrues ishte”, nis rrëfimin e tij trajneri.

“Edhe në ndeshjet stërvitore, ai dëshironte të fitonte gjithmonë dhe finalizimi i tij, edhe si mesfushor qendre, ishte i pamëshirshëm. Ishte e qartë që herët a vonë ai do të lëvizte në një standard më të lartë, ndaj ne deshëm që ta zhvillonim në mënyrën e duhur.

Ai pranoi që duhej të luante me vetëm tre prekje, por nuk ishte gjithmonë i kënaqur me këtë kusht. Herë pas here, më duhej ta nxirrja nga loja për disa minuta që t’i përsëritja mesazhin”, tregon McAteer. Gjithsesi rregulli i pasimeve nuk mund të qëndronte në fuqi ndaj ekipeve të forta.

Një herë, pasi pjesa e parë e një ndeshjeje kishte përfunduar në barazim 1-1, tekniku tregon atë që i kishte thënë Brojës: “Ata ishin zakonisht më para nesh. Ishim barazim në pushimin e ndeshjes dhe unë i thashë Armandos:  ‘Shiko, vetëm dil në fushë dhe bëj atë që dëshiron të bësh dhe na e fito këtë ndeshje’. Ai dribloi tre apo katër lojtarë kundërshtarë për të prodhuar një asist dhe më pas shënoi edhe vetë dhe fitoi ndeshjen për ne”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco