Superiorja zbriti ditën e djeshme në fushë dhe në fund vetëm Egnatia fitoi, një finale kundër Skënderbeut rival për mbijetesë. Partizani-Vllaznia u ndanë në barazim dhe sot janë në plan edhe tre ndeshjet e tjera të javës së 21-të.
Sot finalet nisin nga ora 13:45. Tirana e vendit të parë përballet me Kastriotin e vendit të fundit në Kamzë, kurse në Laç kurbinasit e vendit të dytë presin Kukësi, në një ndeshje që mund të konsiderohet më e rëndësishmja e javës.
Bardheblutë duan tre pikët, me shpresën që të rrisë diferencën me rivalët që kanë ndeshje direkte mes tyre. Pastaj Laçi-Kukësi do të jetë një betejë si zakonisht.
Gjithçka përmbyllet me duelin e orës 16:45, Teuta-Dinamo, dy skuadra që duan me çdo kusht të rikthehen te fitorja dhe të largohen nga vorbulla e ekipeve të zonës së ftohtë. Fitorja e Egnatias dje i ka vënë edhe më shumë në presion, sidomos blutë e kryeqytetit.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 21
E diel, më 20 shkurt 2022
Ora 13:45 | Kastrioti-Tirana
Ora 13:45 | Laçi-Kukësi
Ora 16:45 | Teuta-Dinamo
E shtunë, më 19 shkurt 2022
Egnatia-Skënderbeu 2-0
Partizani-Vllaznia 1-0
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: