Reja: Në Itali fiton kush pëson më pak gola, Inter nuk e ka të lehtë të...

Reja: Në Itali fiton kush pëson më pak gola, Inter nuk e ka të lehtë të...

10:00, 20/02/2022

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane  “Il Mattino”, ku ka analizuar çështjen e titullit kampion në Itali, duke thënë se cila skuadër pëson pak gola fiton kampionatin dhe se Interi me lamtumirën e Lukakut nuk e pati të lehtë:

“Në Itali, kush pëson më pak gola fiton kampionatin? Gjithmonë. Besimi që të jep faza e mbrojtjes të ndihmon gjithashtu të bësh më mirë kush është në fazën e avancuar.

Dhe në rastin e Napolit, sulmuesit e saj janë të fuqishëm, plus Zielinski që nuk është sulmues, por shënon si të ishte i tillë.

Interi favorit? Nuk ishte dhe aq e dukshme që pas lamtumirës së Kontes, zikaltërit mbajtën një ritëm të lartë. Inzagi gjeti një tavolinë të shtruar, por kompensimi i lamtumirës së Lukakut nuk ishte i lehtë.

Napoli tregoi se nuk ishte aq prapa as në ndeshjen direkte.”, përfundoi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco