VIDEO/ Celina rikthehet te goli në Angli

VIDEO/ Celina rikthehet te goli në Angli

09:39, 20/02/2022

Bersant Celina është rikthyer të shënojë me fanellën e Ipsëich në Ligën e Parë angleze teksa sulmuesi kontribuoi me një gol në fitoren 3-0 të të tijve në shtëpi ndaj Burton. Futbollisti i Kosovës realizoi golin e tretë të takimit, teksa nuk e pati të vështirë ta përcillte sferën në rrjetë vetëm pak metra larg kuadratit të zbrazët.

Ky ishte realizimi numër pesë për 25-vjeçarin në këtë sezon, teksa goli i mungonte shqiptarit prej muajit nëntor.

Megjithatë, tashmë Celina është zhbllokuar ndërsa për t’u vlerësuar janë edhe katër asistet e dhuruar drejt shokëve të skuadrës. Aktualisht, Ipswich është në vendin e nëntë me 51 pikë ndërsa kanë si objektiv të ngjiten në Championship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco