Ançeloti e pranon: Luajtëm keq ndaj PSG-së, në Madrid do jetë tjetër ‘melodi’

Ançeloti e pranon: Luajtëm keq ndaj PSG-së, në Madrid do jetë tjetër ‘melodi’

13:01, 19/02/2022

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Alaveshit në La Liga sonte në mbrëmje.

Por në pjesën më të madhe të konferencës ai është ndalur te humbja në mesjavë në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së.

Trajneri italian ka pranuar se ajo ishte një ndeshje për t’u harruar, për të cilën ndan të njëjtin mendim me presidentin Florentino Perez.

Ai ka konfirmuar takimin me numrin një të klubit, teksa pret reflektim dhe reagim pas tri javësh në “Bernabeu”.

“Jam i vetëdijshëm për kritikat dhe i mirëkuptoj, pasi kemi luajtur shumë keq ndaj PSG-së. Unë jam kritizeri i parë i vetes dhe natyrisht që marr përgjegjësitë e mia. Kritikat duhen kuptuar, pavarësisht nëse jemi apo jo dakord me të gjitha.

Është e natyrshme të flas me presidentin. Edhe ai është i zhgënjyer sikurse dhe ne. Kemi përçuar një imazh aspak të mirë të Realit. Rezultati është problemi më i vogël, pasi imazhi ka bërë vërtet zhurmë.

Për Championsin kemi tri javë për t’u përgatitur dhe tentuar përmbysjen. E sigurt është se në Madrid do të jetë tjetër melodi”, deklaroi tekniku i Realit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco