Mourinho hap polemika: Nuk kam parë shumë ndeshje të mëdha këtë sezon në Champions

Mourinho hap polemika: Nuk kam parë shumë ndeshje të mëdha këtë sezon në Champions

10:34, 19/02/2022

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, u pyet nëse ishte nostalgjik për ndeshjet e shkëlqyera të Champions League, që janë luajtur këtë javë, ndërsa tani drejton një ekip që luan në “Conference League”.

“Kam qenë në më shumë se 150 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe jam i privilegjuar për këtë. Nuk mund të qaj tani që po luaj në ‘Conference League’. Jo, nuk ndihem nostalgjik. Dhe nuk kam parë shumë ndeshje të mëdha Champions, këtë edicion”, ka rrëfyer portugezi me sinqeritetin e tij të zakonshëm.

Gazetari që i bëri pyetjen nuk deshi të qëndronte aty dhe i kujtoi se ndër të tjera ishte luajtur edhe PSG-Real Madrid apo Inter-Liverpool.

Mourinho i është përgjigjur me një frazë që tashmë është bërë virale: “Më pëlqeu PSG-Real Madrid, por Inter-Liverpool ishte një ndeshje e mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Alban19/02/2022 12:53

Sa te paafte qe jeni mor? Ju shkruani "Mourinho i është përgjigjur me një frazë që tashmë është bërë virale: “Më pëlqeu PSG-Real Madrid, ", nderkohe ai tha te kunderten.

Shto koment

Denonco