VIDEO/ I saktë nga 11 metra, goli i Cikalleshit shmang humbjen e Konyasporit

VIDEO/ I saktë nga 11 metra, goli i Cikalleshit shmang humbjen e Konyasporit

10:06, 19/02/2022

Tjetër goli për Sokol Cikalleshin në Superligën e Turqisë. Nëse në javën e 24-t, kthesa e tij e mrekullueshme nuk y mjaftoi Konyasporit për të marrë pikë në fushën e Trabzonsoprit, këtë të premte penalltia e shndërruar në gol nga sulmuesi kavajas i Kombëtare në minutën e 10-të shtesë i siguroi një pikë ekipit të tij, që barazoi 4-4 me një kundërshtare si Kasimpasa, ku luan futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Një ndeshje plot emocione dhe gola në “Konya Buyuksehir Belediye Stadium”, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund nuk pati fitues. Shënuan të parët miqtë me Ben Ouanes në minutën e shtatë, por vendësit kthyen rezultatin në favorin e tyre me finalizimet e Amilton dhe Rahmanovic.

Hajradonivoc i Kasimpasa barazoi sapo nisi pjesa e dytë, por Dikmen shënoi sërish për Konyasporin. Bozok realizoi golin e 3-3 me 11-m, ndërsa sapo nisi shtesa Mabil i dha epërsinë skuadrës mike, për të ardhur më pas tek minuta e 10-ët shtesë, kur Cikalleshi u tregua i saktë nga 11 metra larg portës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-4.

Për sulmuesin kavajas ky ishte goli i shtatë në kampionat gjatë këtij sezoni.

Bytyqi u aktivizua titullar në radhët e Konyasporit, ndërsa Endri Cekiçi u hodh në fushë pak çaste pas aktivizimit të Cikalleshit në minutën e 82-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco