VIDEO/ E turpshme në Ligue 1, përleshje mes trajnerit të Metzit dhe drejtuesit të Lille

VIDEO/ E turpshme në Ligue 1, përleshje mes trajnerit të Metzit dhe drejtuesit të Lille

09:27, 19/02/2022

Kaos në përfundim të ndeshjes Lille-Metz në kuadër të javës së 25-të të Ligue 1, e përfunduar me rrjeta të paprekura.

Trajneri i skuadrës mike, Frderic Antonetti, u përplas me drejtuesin e vendësve, Silvain Armand, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Gjithçka ndodh në kohën shtesë, pak pas minutës së 90-të, kur kreu i stolit të Metz nis sherrin me ish-mbrojtësin e PSG, aktualisht koordinator sportive te Lille.

Fillimisht debat, më pas duart të zgjatura dhe përleshje. Të dy përfunduan në tokë, duke shkaktuar konfuzion.

Për Antonettin, një personazh me një karakter të dukshëm ekspresiv, është madje kartoni i tretë i kuq i sezonit. Një sjellje që ndoshta do t’i kushtojë një skualifikim të rëndë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco