Kategoria Superiore, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Kategoria Superiore, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

08:57, 19/02/2022

Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 21-të me dy ndeshje që do të jenë të luftuara.

Në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia”, do të zhvillohet dueli me objektiv mbijetesën, Egnatia-Skënderbeu.

Të dyja skuadrat janë të “dënuara” për të fituar teksa janë me pikë të barabarta në zonën e ftohtë të tabelës.

Në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet sfida Partizani-Vllaznia.

Të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht 3 pikët, teksa shkodranët e Thomas Brdariç janë në lojë për zonën Europiane, ndërsa të kuqtë e Dritan Mehmetit synojnë që të jenë në garë për një vend në Europë sezonin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco