Është mbyllur në barazim 1-1 derbi mes Juventusit dhe Torinos, i vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A.
Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat skuadrës së trajnerit Juriç.
Ishte holandezi De Ligt, që gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, teksa Beloti vendosi baraspeshën në të 62-tën duke i siguruar 1 pikë Torinos.
Vlen të theksohet fakti se kjo ishte ndeshja e tretë radhazi duke përfshirë edhe Kupën që Vlahoviç nuk shënon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: