Pochettino shkarkohet nga PSG, nga trajneri i Messit te i Ronaldos

Pochettino shkarkohet nga PSG, nga trajneri i Messit te i Ronaldos

11:06, 02/02/2022

Mauricio Pochettino do të largohet nga pankina e PSG-së në fund të sezonit dhe dilema duket se është zgjidhur me eliminimin nga Kupa e Francës, e cila i zhgënjeu të gjithë në klub, shkruajnë mediat franceze.

Pochettino mbërriti te PSG në ditën e dytë të vitit 2021, teksa firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2022, por ndërkohë nuk arriti të fitonte titullin në Ligue 1, pasi u fitua nga Lille.

Edhe pse iu rinovua kontrata deri në qershor të vitit 2023, padyshim që do t’i ndërpritet këtë verë sepse PSG vendosi të “heqë qafe” Pochettinon, shkruajnë mediat franceze.

PSG ka një vit që nuk ka shkëlqyer në ndeshje, pavarësisht se ka shumë yje të mëdhenj, ndaj ky fakt mund të jetë një sinjal për pronarët nga Katari që t'i drejtohen një zgjidhjeje tjetër.

Vera e ardhshme do të jetë padyshim vendimtare për PSG-në pasi do të duhet të gjendet një trajner i ri nëse Pochettino largohet vërtet, e gjithashtu është paralajmëruar largimi i Kylan Mbappe te Real Madrid.

Kujtojmë, Pochettino ka vite që është në kontakt me Manchester United, që tani kanë shansin për ta bërë të tyrin teknikun argjentinas.

Ralph Rangnick është në Old Trafford deri në fund të këtij sezoni, kështu që nuk do të ketë pengesa që Pochettino të fillojë punën me Cristiano Ronaldon dhe shokët e tij nga vera e ardhshme.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco