Puma dhe Nike në 'luftë' për Haaland, 50 milionë euro për yllin norvegjez

Puma dhe Nike në 'luftë' për Haaland, 50 milionë euro për yllin norvegjez

11:00, 02/02/2022

Erling Haaland po pret të zbulojë klubin me  të cilin do të luajë sezonin e ardhshëm. 

Ndërkohë, dy prej markave të mëdha sportive botërore, Puma dhe Nike, po luftojnë për të punësuar yllin norvegjez të Borussia Dortmundit. 

Sipas “Futbol Aleman”, Puma dhe Nike po tundojnë sulmuesin e BVB-së për të nënshkruar me ta për rreth 50 milionë euro, si një kontratë totale sponsorizimi për pesë vjet. 

Të dyja markat janë në negociata me zyrën e Mino Raiola, përfaqësuesi i lojtarit dhe vendimi do të merret së shpejti sepse Haaland aktualisht pa kontratë me asnjë markë pasi në janar skadon Nike, sponsori i tij historik. 

Erling nënshkroi kontratën e tij të parë me Nike kur ishte ende në Salzburg dhe një sulmues i panjohur në Evropë. Ishte një kontratë prej një milion eurosh, shumë larg shifrave që ofrohen aktualisht. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco