Ramsey tregon vështirësitë me Juventusin: Dy sezonet e fundit nuk kanë qenë të lehta, nuk mbaj mëri

Ramsey tregon vështirësitë me Juventusin: Dy sezonet e fundit nuk kanë qenë të lehta, nuk mbaj mëri

10:27, 02/02/2022

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas transferimit nga Juventusi te klubi skocez, Rangers. 

“Ishte paksa një transferim neurotik, kishte gjëra që shkonin lart e poshtë mes klubeve, ndryshime të vogla dhe rregullime që duheshin bërë, por jam i lumtur që ia dolëm në fund. Për mua ishte një përvojë e re. Jam i lumtur që gjithçka shkoi mirë”, tha Ramsey. 

Për ato pak minuta gjatë sezonit dhe dy vitet te Juventusi, Ramsey duket se ka ide mjaft të qarta. 

“Dua të luaj. Unë gjithmonë kam luajtur shumë në karrierën time dhe dy sezonet e fundit nuk kanë qenë të lehta. Megjithatë, kjo është e kaluara. 

“Nuk kam mëri, gjithçka ishte e qartë dhe e thjeshtë, kështu që mund të them vetëm faleminderit për periudhën time me Juventusin. Tani mendoj vetëm për Rangers dhe shpresoj të jem në gjendje të rikthehem në formë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të tregoj se çfarë mund të jap akoma”. 

Megjithatë, ka pak keqardhje që nuk mund të luaj menjëherë një sfidë magjepsëse si Old Firm kundër Celtic. Do të kishte qenë debutimi i tij absolut, i shtyrë për një datë të mëvonshme. 

“Do të kisha dashur, por kam luajtur pak në muajt e fundit dhe në javët e ardhshme më duhet të punoj për t’u rikthyer në formë”, përfundoi Ramsey. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco