Pishtari olimpik nis rrugëtimin për në Pekin

Pishtari olimpik nis rrugëtimin për në Pekin

10:25, 02/02/2022

Pishtari olimpik u nis mëngjesin e sotëm në një rrugëtim drejt vendit ku u ndezën flakët në Pekin në fillim të Lojërave Olimpike Dimërore.

Ndër njerëzit e parë që do të mbajnë pishtarin në udhëtimin treditor janë ylli i basketbollit Yao Ming dhe ushtari kinez Qi Fabao, i plagosur dy vjet më parë në përleshjet në kufirin me Indinë.

Pishtari olimpik, i cili mbërriti nga Greqia në tetor, do të udhëtojë në zonat ku do të mbahet kompeticioni, duke përfshirë Zhangjiakou në provincën fqinje Hebei, përpara se të përfundojë udhëtimin e tij në ceremoninë e hapjes të së premtes.

Ceremonia e sotme filloi kur zëvendëskryeministri kinez Han Zheng ndezi një pishtar nga një objekt në formën e një anijeje tradicionale "zan" - Zheng më pas ia dorëzoi atë tetëdhjetë vjeçarit Lou Zhihuang, fituesi i parë i medaljes së artë olimpike në patinazhin e shpejtësisë për Kinë.

Pishtari do të mbahet nga më shumë se 1000 njerëz.

Pishtari olimpik do të kalojë pranë vendeve të famshme, si Muri i Madh i Kinës dhe Pallati Veror identike  si në vitin 2008 për Lojërat Olimpike Verore të Pekinit.

Rruga është shkurtuar për shkak të koronavirusit dhe vetëm një publik i përzgjedhur do të mund të ndjeki kalimin e pishtarit. Kështu do të jetë edhe gjatë garave olimpike, të cilat do të zhvillohen në një “rreth të mbyllur” në të cilin do të jenë vetëm sportistë dhe anëtarë të ekipeve olimpike.

ËOG fillon të premten dhe zgjat deri më 20 shkurt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco